• |
ide | kryesore

Kjo vajzë jep 500 euro për atë që e lë shtatzënë

Arkiva, Stil
tmi1.jpg



Burrat janë shumë të padurueshëm, unë jam shumë e pavarur dhe nuk kam kohë për të humbur”. Këto janë fjalët e Adelina Albu, një 25-vjeçareje nga Timisoara në Rumani e cila ka bërë këtë ofertë në profilin e saj në Facebook. Ajo kërkon një burrë që ta lërë shtatzanë dhe më pas të zhduket nga jeta e saj. Ajo kërkon që ai të heqë dorë nga e drejta atërore dhe për këtë ajo i jep 500 euro. Adelina shkruan se nuk është e interesuar të gjëjë asnjë dashnor dhe as një të fejuar. Ajo do thjesht një fëmijë.

"Të takosh një burrë nuk është problem. Të takosh një që do të bëjë një fëmijë, është. Kështu, për të mos u lodhur me takime të padobishme jam e gatshme të paguaj”. Janë të shumtë ata që janë ofruar për këtë punë. Ndërsa Adelina ende nuk e ka vendosur dhe po vlerëson ofertat sepse ka edhe nga ata që kanë pranuar që këtë gjë ta bëjnë gratis mjafton që ajo t’ju dhurojë disa momente të këndshme./lapsi.al/