• |
ide | kryesore

Më në fund, Nora Istrefi tregon barkun shtatëzënë

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Dhjetra tituj e komente në rubrikat rozë, nuk ndikuan që Nora Istrefi të shqetësohej, por, ajo vazhdoi të injorojë sulmet për mënyrën se si po e përjetonte shtatëzëninë e saj të parë. Këngëtarja që gjithashtu u kritikua nga fansat si e papërgjegjshme, për shkak se po i qëndronte besnike stilit të shkujdesur të veshjes apo pjesëmarrjes në koncerte diskotekave, që sipas tyre cënonin shëndetin e bebes së vogël, ka shfaqur për herë të parë formën e rrumbullakosur të barkut, ku mban vajzën që pret të sjellë në jetë. Por edhe herën e parë që artistja e hitit “S’je my lifestyle”, tregoi barkun shtatëzënë, “u kujtua” kur kishte dalë për të bërë qejf në fundjavë. Gati për të lindur, në muajt e fundit të shtatëzënisë, duket se Nora po vazhdon të njëjtin stil jetese, pa u ndalur, duke provokuar fansat të cilët i kujtojnë të qetësohet, sepse shumë shpejtë do të bëhet nënë.