• |
ide | kryesore

Moza Ahmeti: Po, do shkoj sonte në Big Brother

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Zërat se poetja Moza Ahmeti do largohet nga roli i opinionistes së Big Brother, duhen shuar. Të paktën për pjesën që i takon vetë Mozës, e cila ka thënë mbrëmë në emisionin e Ermal Mamaqit, se do të vazhdojë të mbetet në kolltukun e realiy-t të së shtunës. “Po do shkoj”, i është përgjigjur artistja pyetjes së aktorit, nëse ajo do të vazhdonte të jepte opinione për Big Brother. Megjithatë, Mimoza Ahmeti nuk mohoi shqetësimin që vazhdonte t’a shoqëronte për atë dashakeqësi sipas saj, që gazetari Olti Curri, pati për t’a futur në sherr me Edisonin e larguar.