• |
ide | kryesore

Një strehim nazistësh gjendet në xhunglën e Argjentinës

Arkiva, Planet
nazi.jpg



Disa kërkues thanë se kishin gjetur një vendstrehim dhe në brendësi të tij kishte disa monedha gjermane dhe një pjatë porcelani që u takojnë Luftës së Dytë Botërore. Këto objekte u zbuluan në një rajon të thellë në pjesën e xhunglës së Argjentinës dhe që mund të ketë shërbuer si strehë për nazistët e arratisur nga Gjermania pas humbjes së luftës. Në brendësi janë zbuluar tre ndërtesa në parkun me emër Teyu Cuare, afër kufirit me Paraguajin.

Kërkuesit kanë gjetur 5 monedha gjermane dhe një pjatë porcelani “Made in Germany”, shkruan gazeta argjentinase “Clarín”. “Mesa duket krerët e lartë të Gjermanisë naziste kishin realizuar edhe një projekt të dytë të mbajtur sekret në rast të dështimit në luftë. Për këtë mendohet të jenë ndërtuar strofulla në vende mjaft të shkreta si shkretërira apo pyje të thellë, në male apo në xhungël” – tha për Clarin drejtuesi i grupit të zbuluesve Daniel Schávelzon.

Në fakt vendet e fshehta mund të kenë rezultuar “të padobishëm” pasi pas luftës Presidenti argjentinas Juan Peron lejoi mijëra nazistë apo fashistë të jetonin në vendin e tij. Mes tyre rasti më i njohur është ai i Adolf Eichmann, një nga arkitektët e Shoah, apo shfarosjes së hebrenjve. Ai u gjet në Argjentinë në vitin 1960 nga një grup agjentësh sekretë të Izraelit. Ata e rrëmbyen dhe dërguan në Izrael ku u gjykua për krimet e tij. /lapsi.al/