• |
ide | kryesore

Pas eklipsit të Diellit bëhuni gati për “Hënën e përgjakur”

Arkiva, Planet
Blood-Moon.jpg



Mijëra persona që hodhën sytë drejt qiellit për të parë eklipsin diellor duhet të bëhen gati për një tjetër fenomen të rrallë, “hënën e përgjakur”. Astrologët thonë se ky vit do të jetë i mbushur me ngjarje të rralla në hapësirë.

• 13-18 prill – Është java e qiellit të errët. Do të ketë mungesë të dritës dhe mund të vëzhgoni atë pa shumë dritë.

• 21 dhe 22 prill – Parashikohet një stuhi meteorësh. Numërohen rreth 20 meteorë të mëdhenj që po i afrohen Tokës. Pamja më e mirë do të jetë pas mesnatës.

• 5 dhe 6 maj – Do të ketë një tjetër “dush” me meteorë. Këtë herë mendohet që të jenë mbi 60  të tillë që do të bien në tokë brenda një ore. Për t’i parë më mirë janë orët e mëngjesit.

• 23 maj – Do të ketë një shfaqje të rrallë të Saturnit. Ai do të jetë në pozicionin më të afërt me Tokën. Ai do të jetë i ndriçuar nga Dielli dhe mund të shihet gjatë gjithë natës.

• 12 dhe 13 gusht – Sërish “dush” me meteorë. Do të bien nga 50 në 100 meteorë në një orë. Qielli do të jetë i errët.

• 1 shtator – Neptuni do të jetë përballë Tokës. “Planeti blu” do të jetë në një afërsi të madhe me Tokën. Për fat të keq mund të shihet vetëm me teleskopë të mëdhenj.

• 28 shtator – Do të ketë një eklips hënor total. Kjo ndodh kur Toka hyn në mes të Hënës dhe Diellit.  Mund të shihet vetëm pas orës 04:00 të mëngjesit edhe me sy të lirë. Gjatë eklipsit, Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqërremtë si ngjyra e gjakut.

• 11 tetor – Është radha e Uranit që të jetë në afërsinë më të madhe me Tokën. Mudn të shihet vetëm me teleskopë të mëdhenj.

• 20 tetor – Sërish një stuhi meteorësh drejt Tokës.

• 28 tetor – Tre planete do të jenë të dukshëm njëkohësisht. Venusi, Marsi dhe Jupiteri do të formojnë një trekëndësh interesant rreth orëve të mëngjesit. Shihni në lindje, gjatë mëngjesit për këtë ngjarje spektakolare.

• 16 dhe 17 nëntor – Meteori “Leonid” do të lëshojë meteoritë të vegjël drejt Tokës.

• 13-23 dhjetor – Sërish shi meteorësh drejt Tokës./përktheu lapsi.al/