• |
ide | kryesore

Pranvera e Tsipras në Berlin

Arkiva, Ide
marcel-furstenau-oped.jpg



Kush e quan Bashkimin Europian një monstër burokratike, ai ndoshta nuk interesohet shumë për fatin e Greqisë. Kush e cilëson valutën e përbashkët euro si një mëkat politiko-financiar, lutet për falimentimin e plotë të ekonomisë greke. Dhe shpreson që euroja të fundoset bashkë me të. Me këto syze shohin cinikët, egoistët dhe nacionalistët. Se çfarë do të thotë kjo për BE-në dhe vendet anëtare po skicohet që nga fillimi i krizës së borxheve para pesë vjetësh në skenare gjithmonë të reja. Problemi kryesor qëndron se shumica janë spekulime. Siguri nuk ka.

Përkundër kësaj reale janë pasojat e krizës dhe përpjekjet për zgjidhjen e saj. Greqia është varfëruar, është e hidhëruar dhe e prekur në kenarinë e saj. Ndërsa vendeve kreditore, BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po u sos durimi. Kjo përshtypje është forcuar që pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë me të djathtën ekstreme. Askush nuk pyet më për përgjegjësinë disa dekadëshe të keqqeverisjes së socialdemokratëve dhe konservatorëve. Por ta kthesh kokën pas nuk ndihmon shumë. Tani kërkohen zgjidhje praktike dhe të drejta.

Lojë poker me të shkuarën

Fati i projektit europian është i lidhur më ngushtë me Greqinë se sa mendojnë disa. Po qe se do të ishte ndryshe nuk kishte për të pasur prej kohësh samite krize. Lojtarët në tavolinën e pokerit europian e dinë se në rastin më të keq dalin të gjithë të humbur. Një falimentim i Greqisë do të ishte baraz me humbjen e shumë miliardave. Gjermania do të goditej më shumë. Prandaj Merkel duhet t’i zgjasë dorën Ciprasit. Kjo edhe vlen edhe për palën tjetër. Dhe po qe se nuk të gënjen përshtypja pas takimit të tyre në Berlin vullnetin e kanë të dyja palët.

Thuhet se toni bën muzikën, së paku pjesa e konferencës së shtypit tingëlloi në masë të madhe harmonike. Të dy kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht nuk gjen mbështetje në zyrën e kancelares fakti që Greqia nga krimet e nazistëve ngre pretendimet financiare në të tashmen- Por kryeministri grek theksoi në Berlin, se kjo është më shumë një çështje etike-morale dhe jo financiare. Ta interpretosh si heqje dorë nga zhdëmtimet kredinë e detyruar që Gjermania hitleriane i ngarkoi grekëve, është pak naive. Por ndoshta përmes artit të formulimit do të ketë ndryshime edhe në këtë temë: zgjidhje afatgjatë e krizës së borxheve duke marrë për bazë edhe përgjegjësinë historike.

Dëshira për pranverën

Kancelarja gjermane mendon më gjatë se për një ditë. Ajo e di që qeveria në Athinë ka nevojë për më shumë kohë dhe më shumë ajër për frymëmarrje. Ndërsa Cipras e di se Merkeli për shkak të pozicionit ekonomik dhe politik të Gjermanisë është asi në lojën e pokerit për të ardhmen e Greqisë, por edhe të Europës.

Duhet të ndryshohen stereotipet historike kërkoi Cipras me të drejtë. Me që ra fjala imazhet që transportojnë klishetë mund të jenë edhe ndihmesë. Për shembull ai për motin gjithmonë të mirë në Greqi. Ju kam sjellë pranverën në Berlin, u përpoq për humor Cipras në fund të konferencës me mikpritësen e tij. Kjo klimë duhet të vazhdojë edhe mes dy vendeve. Atëherë le t’i urojmë fat atij dhe ne të gjithëve!

/DW