• |
ide | kryesore

Ish e dashura e pilotit: Më tha se po planifikonte një akt rrënqethës (Video)

Arkiva, Planet
Andreas-Lubitz-CLO_3247460k.jpg



Dalin në dritë të tjera fakte rreth pilotit gjerman Andreas Lubitz, i cili përplasi qëllimisht në Alpet franceze avionin e Germanwings me 150 pasagjerë në bord. Ish e dashura e tij, 26-vjecarja Maria W., tregon për mediat se Lubitz i i kishte thënë që po planifikonte dicka që do të mbahej mend gjatë.

“Jam duke planifikuar një akt rrënqethës që do të mbahet mend përgjithmonë. Një ditë do të bëj dicka që do e ndryshojë të gjithë sistemin. Një ditë bota do e mësojë emrin e tij”,- citohet t’i ketë thënë piloti ish të dashuës së tij. Kjo e fundit shprehet se nuk e dinte cfarë ai kishte në mendje.

“Një natë u zgjua papritur dhe ulërinte ‘po rrëzohemi, po rrëzohemi’”,- rrëfen ish e dashura e tij.

Sa i përket ndarjes me të, 26-vjecarja tregon se i dha fund lidhjes për shkak të sjelljes dhe problemeve personale, të cilat e kishin frikësuar.

Një spital gjerman konfirmoi se piloti kishte qenë pacient i tyre, por mohoi zërat se ai vuante nga depresioni.  Gazeta franceze Le Parisien shkruan se Lubitz ishte i fiksuar pas Alpeve Franceze, madje i pushtuar prej tyre dhe se e njihte shumë mirë zonën ku përplasi avionin.

Ndërkohë që në Simulatorin Evropian të Fluturimeve, ekspertët francezë kanë krijaur simulimin e asaj që ndodhi në avionin Airbus-320 të Germanwings. Shihni videon: