• |
ide | kryesore

Vajza me menstruacione, fotoja që tronditi rrjetet sociale (KUJDES! Imazhe shqetësuese)

Arkiva, Stil
fofofofof.jpg



Rupi Kaur, poetja indiane e besimit Sikh dhe që studion në Universitetin e Waterloo në Kanada, ka marrë një ndjesë zyrtare nga rrjeti social Instagram për heqjen dy herë të një fotoje që bënte pjesë e një projekti fotografik ku tregohej një vajzë “e përgjakur” nga menstruacionet. Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja përse Instagram e hoqi 2 herë këtë foto që ka argumentuar se është në kundërshtim me linjën e ndjekur nga komuniteti. Debati i madh i hapur në rrjetet sociale bërë që në fund të fitojë “liria e shprehjes” dhe fotoja të rikthehet në vendin e saj.

Artistja ka reaguar duke e falënderuar Instagram për kthimin mbrapsht. “Keni fshirë një foto të një femre që është tërësisht e veshur gjatë menstruacioneve dhe keni deklaruar se ishte kundër linjës suaj drejtuese kur në fakt linja juaj e pranon edhe këtë foto. Fotoja është në pronësinë time. Nuk sulmon asnjë grup. Nuk është virus. Meqë nuk sulmon askënd unë do ta postoj sërish”– tha Rupi Kaur.

Instagram nga ana e tij kërkoi ndjesë. “Kur skuadra jonë merr sinjale nga anëtarë të tjerë të komunitetit ndodh që të bëjmë edhe gabime. Në këtë rast kemi hequr një foto dhe më pas punuam që ta rregullojmë problemin sapo u njoftuam. Kërkojmë ndjesë për problemin që shkaktuam”.

Fotografja 22-vjeçare mori shumë mbështetje në internet në “betejën e saj” për të rikthyer foton. “Mbështetja e miqve të mi është prekëse. Ndoshta dikujt i duket diçka e kotë, por kjo foto ka bërë bashkë burrat dhe gratë në luftë për lirinë e shprehjes dhe për shprejhen e anës femërore sa më natyrale. Është një fitore për të gjithë ne. Nuk e mendoja që do të bëhej një çështje kaq e madh, pasi është vetëm “një njollë e kuqe” – tha Kaur./lapsi.al/