• |
ide | kryesore

Artistët botërorë bashkojnë forcat për revolucionin muzikor, TIDAL

Arkiva, Paparazzi
tidal 2.jpg



Beyonce, Rihanna, Jay Z, Madonna, Kanye West, janë vetëm disa nga dhjetra personalitete të muzikës, që u shfaqën në skenën e eventit prezantues të TIDAL, platformës revolucionare që do të shënojë një erë të re për muzikën botërore. Artistët kanë firmosur kontratën me Jay Z që është edhe krijuesi i këtij koncepti, ndërsa gjithçka u transmetua live në organizimin në New York. 

Kjo platformë online nisi punën të hënën dhe ofron video muzikore të këngëtarëve në cilësi maksimale, në këmbim të një pagese regjistrimi. Duke paguar 9,99 dollarë në muaj mundeni të shihni videot muzikore të artistëve në cilësi standarte, dhe për ata të cilët preferojnë cilësinë maksimale tarifa është 19,99 dollarë në muaj. Sipas mediave botëtore albumi i tetë i shumëpritur i Rihannës do të jetë fillimisht ekskluzivitet i platformës Tidal. Grupit iu bashkua edhe këngëtarja e re Tailor Swift e cila braktisi faqen online muzikore ‘Spotify’ për atë të Jay Z, ‘Tidal’.

Më poshtë shihni videon e konferencës së këngëtarëve: