• |
ide | kryesore

Prekëse/ Nëna zgjedh cilit djalë do t’i dhurojë veshkën që të jetojë (foto)

Arkiva, Stil
kinezka.jpg



Një nënë kineze është detyruar të marrë një vendim mjaft të rëndë. Ajo është detyruar të vendosë se kujt nga dy djemtë e saj do t’i dhurojë veshkën e saj për ta shpëtuar. Lian Ronghua është fotografuar duke qarë, ndërsa po përgatitej në spital për operacionin. Ajo vendosi që veshkën t’ia japë djalit të vogël 24-vjeçar Li Haisong. Djali i saj i madh, Li Haiqing, 26-vjeçar sakrifikoi shëndetin e tij duke i thënë nënës që të shpëtonte vëllanë e tij të vogël.

Li u tha mjekëve: “Së pari do ta shpëtojmë vëllanë e vogël”. Transplantimi i ka kushtuar shumë familjes sa babai i dy djemve, Li Xiukai, tha se nuk do të jetë në gjendje të paguajë operacionin e djalit të madh edhe nëse gjendet ndonjë donator.

Dy djemtë, nga Quanzhou City në provimin Fujian të Kinës, vuajnë nga uremia, një sëmundje që gradualisht bllokon veshkën, ndërsa transplantimi i veshkës është e vetmja shpresë për t’u shëruar.