• |
ide | kryesore

E dini ç’ndodhi më pas, me çiftin që u kap duke bërë seks në zyrë?

Arkiva, Stil
zyra.jpg



Së pari, humbën punën. Ajo e mbylli profilin e saj në Facebook, dhe fluturoi nga Zelanda e Re për t’u kthyer në Anglinë e saj dhe tani po punon që shkatërrojë çdo lidhje të saj me të kaluarën. Janë këto disa nga pasojat e tradhtisë që po paguajnë kjo grua dhe ky burrë, të kapur duke bërë seks në një zyrë të Marsh LTD, një kompani e siguracioneve australiane. Imazhet e raportit të tyre seksual, pa u shqetësuar të mbyllnin perdet apo të fiknin dritën që u kapën nga klientët e një pub-i përballë u publikuan në Facebook. Gazeta nga e gjithë bota e botuan lajmin duke publikuar edhe foto të të dyve.

Pas dy muajsh heshtje mbi këtë çështje, ndodhi që në fillim të shkurtit dikush foli për ta. “Ajo është një vajzë e bukur, por ishte e pavetëdijshme dhe bëri një gabim të madh që pati pasoja te shumë njerëz” – tregoi një burim për gazetën “The New Zealand Herald”. Punonjësja 26-vjeçare nuk e ka pranuar reagimin e medias për këtë çështje. “Nuk është fare krenare për atë që ka bërë, – shtoi burimi, – tani dëshiron të fshijë çdo raport dhe të lërë gjithçka pas krahëve.

Burri është një 50-vjeçar, i martuar dhe baba i dy fëmijëve 15 dhe 19 vjeç nuk ia tregoi menjëherë bashkëshortes tradhtinë. Për ta informuar atë ishin imazhet e shpërndara në Facebook. Nuk është e qartë nëse gruaja e ka falur. Ajo që dihet është se zyrtarisht e humbi punën për shkak të sjelljes së tij dhe vajzës së re. Një çmim shumë i lartë për t’u paguar për atë që duket se nuk ishte as një histori dashurie. Ata të dy nuk vijuan historinë e tyre duke kërkuar të kalonin një kohë reflektimi./lapsi.al/