• |
ide | kryesore

Një tjetër risi e Facebook

Arkiva, Planet
gaz.jpg



Për të lexuar lajme në Facebook nuk do të jetë me e nevojshme te klikosh mbi linqet e hedhura aty nga vete gazetat. Zuckerberg dhe skuadra e tij ka ndërmend të çojë përpara një projekt që do të lejojë titujt e gazetave të publikohen direkt mbi rrjetin social. Dhe janë disa botues që kanë nënshkruar një marrëveshje me kolosin mediatik e cila mund të materializohet në muajt në vazhdim. Këtu përfshihen disa botues të mëdhenj si National Geographic, Buzzfeed dhe New York Times. Dhe pikërisht në këtë të fundit shkruhet se “ Artikujt në Facebook përmbajnë link­e të cilat kur klikohen të dërgojnë direkt në faqen e gazetës që ka bere postimin. Fjalët kyçe në këtë projekt janë “koha” dhe “shpejtësia”. Por këtu duhet shtuar edhe një tjetër parametër që është “fitimi”. Në rrjet do te garantohet edhe një hapësirë për të siguruar të ardhura nga reklamat, të cilat do të vendosen në krah të përmbajtjes se artikullit. Madje, aty do të ketë vend edhe për reklamat në video, pasi këto kanë rezultuar një mënyrë e mirë për rritjen e përfitimeve. Duket se gjithnjë e më shumë Facebook po bëhet tërheqës edhe për mjaft gazeta të mëdha. Facebook ndërkohë është duke punuar për përpunimin e disa filtrave të cilat do të përcaktojnë radhitjen e lajmeve në përputhje me kërkesat e lexuesve që më se shumti janë të rinj. Nëse projekti pilot do të arrijë rezultatet e pritshme, nuk përjashtohen edhe disa problematika që lidhen me përkeqësimin e mundësive të marrjes se informacioneve të vlefshme në lidhje preferencat e përdoruesve.