• |
ide | kryesore

Lexohet testamenti i Robin Williams, gruaja dhe fëmijët “me gisht në gojë”

Arkiva, Paparazzi
robin.jpg



Është lexuar më në fund edhe testamenti i aktorit Robin Williams, i vetëvrarë pak kohë me parë duke u vetëvarur me rripin e pantallonave në shtëpinë e tij. Pas vdekjes pati një konflikt të vazhdueshëm mes bashkëshortes aktuale dhe fëmijëve të lindur nga martesa e parë. Por, ajo që u lexua në testament i la të gjithë me gisht në gojë. “Të drejtat e përdorimit të imazhit të Robin Williams do të jenë të padisponueshme për 25 vitet e ardhshme”. “Hollywood Reporter” shkruan se aktori ka vendosur që trashëgiminë ta lërë për një fondacion të quajtur “Windfall Foundation” të krijuar nga përfaqësuesit e tij ligjorë që kanë edhe menaxhimin e të drejtës së imazhit të tij deri në vitin 2039. Kjo do të thotë se asnjë imazh i Robin Williams nuk do të mund të transmetohet në filma apo reklama. Një rast i paprecedentë ky që ka lënë të shokuar edhe familjarët e aktorit të madh, bashkëshorten e tij të fundit, Susan Schneider dhe fëmijët e lindur nga martesa e parë. /lapsi.al/.