• |
ide | kryesore

L’Express: Shqipëria, perla e re e Ballkanit

Arkiva, Stil
destinations-2015-4_5308045.jpg



Në rubrikën “udhëtim”, revista franceze L’Express fton lexuesit e saj të vizitojnë edhe Shqipërinë këtë vit. Ajo e quan vendin tonë si perlën e re të Ballkanit.

“Me plazhe po kaq të bukur sa të Greqisë, liqene e male sit ë Zvicrës, fshatra që janë pjesë e listës së Pasurisë Botërore të UNESCO –s, një histori më shumë se 2 500 –vjeçare me kulturën romane dhe byzantine dhe me çmime ndër më të ulëtit në Europë: kishte ardhur koha që Shqipëria të hynte në renditjen e destinacioneve më me diell”, shkruan revista prestigjoze franceze.

Duke e renditur vendin tonë të tretin në një listë me 15 destinacionet turistike të këtijj viti, L’Express u tregon lexuesve edhe lehtësirën për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

“362 kilometrat bregdetarë të saj (Shqipërisë) përfundojnë përballë Kofruzit dhe flirtojnë edhe me Puljan, në bregun përballë Adriatikut –një avantazh prej të cilit përfitonin thuajse vetëm italianët, po jo më. Dy linja të reja ajrore direkte do të jenë në dispozicion dhe për më pak se 3 orë udhëtim me Paris – Adria që prej 31 marsit dhe në korrik me Transavia. Hotelet e rinj plot hijeshi e bëjnë këtë vend të vogël Ballkanik të renditet mes 5 destinacioneve tona më mira për të kaluar pushimet”.