• |
ide | kryesore

Rita Ora shfaqet e droguar

Arkiva, Paparazzi
rita e droguar.JPG



Qetësohuni, bëhet fjalë thjesht për një rol në filmin “Southpaw”, ku 24-vjeçarja me origjinë shqiptare shfaqet e dhunuar dhe e friksuar, teksa hap derën. Personazhi i saj i ri, portretizon një vajzë në luftë me drogën e cila duket edhe në trailerin e filmit me regji të Antoine Fuqua. Në këtë projekt merr pjesë si aktor edhe reperi 50 Cent, ndërsa së bashku me Forest Whitaker dhe Rachel McAdams, ata do të sjellin më 31 korrik, dramën që pëson një boksier i njohur. Të shpresojmë që ky rol i tretë i Ritës, të ketë më shumë peshë e ta shohim më shumë se në dy pjesëmarrjet e mëherëshme, në “Fast and Furious 6” dhe “Fifty Shades Of Grey”.