• |
ide | kryesore

Bleona nostalgjike për jetën e natës, del me Sokol Ballën

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Me stacionimin e saj në Shqipëri, Bleona jo vetëm thuajse po i “vjedh” spektaklin X Factor-it, duke u vendosur në qendër të vëmendjes çdo të hënë, por gjithashtu po shijon 360′ edhe jetën në Tiranë. Këngëtarja që braktisi L.A për kryeqytetin, dita ditës po tregon se kjo shkëputje nga Amerika i ishte dashur dhe po e shfrytëzon për takime e dalje me miqtë e saj të vjetër. Sipas postimeve të 36-vjeçares, Bleona shihet veçanërisht nostalgjike për jetën e natës, ku me sa duket rezidencën e preferuar e ka në Bllok tek TAO. Në këtë vend janë argëtuar edhe me një mik të vjetër (siç shkruan Bleona), gazetari Sokol Balla.