• |
ide | kryesore

Erion Veliaj futet mik tek Monika Kryemadhi?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Fjalët se Erion Veliaj do të jetë kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, kanë dalë. Ministri i Mirëqënies, ndryshe nga kolegët e tij që e kanë mohuar nominimin e tyre, ka qëndruar në heshtje, duke lënë të kuptohet se është pikërisht ai i zgjedhuri i Ramës për Zgjedhjet e 21 Qershorit. Por, që të fitojë, Erion Veliaj do të duhet të fitojë edhe zemrat e militantëve të LSI, të cilët po ashtu do duhet të votojnë për të. E në këtë linjë, duket se ka lidhje edhe shfaqja e tij e fundit krah Monika Kryemadhit e cila njihet për popullaritetin e saj në LSI. Mos ndoshta përqafimi që i ka dhënë Erioni Monës, tregon pikërisht nevojën për mbështetje?