• |
ide | kryesore

Facebook përgjon përdoruesit, po shkel ligjet europiane të privatësisë

Arkiva, Planet
facebook.jpeg



Facebook po përgjon në mënyrë të jashtëligjshme përdoruesit e internetit, edhe nëse ata nuk kanë një llogari në këtë rrjet social.
Kompania po përdor të dhëna gjurmuese për të mbledhur informacione rreth aktivitetit të njerëzve në internet, kohën që ata vizitojnë një uebsajt që përmban një buton të Facebook-ut.
Ekspertët belgë të sigurisë pretendojnë se rrjeti social i Mark Zuckerberg po shkel ligjet evropiane të privatësisë, duke vendosur disa përmbajtje përgjuese në kompjuterë pa miratimin e përdoruesit për të regjistruar të dhënat e shfletimit.
Butonat e Facebook-ut gjenden në më shumë se 13 milionë uebsajte të zakonshme, duke përfshirë këtu ata që kontrollohen nga qeveria dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, dhe lejon përdoruesit të “pëlqejnë” një uebsajt, ose të “shpërndajnë” një lidhje në faqen e tyre të Facebook-ut. Facebook ka më shumë se dy vjet që po i përgjon përdoruesit e internetit.
Ekspertët mendojnë se Facebook ka vendosur përmbajtje përgjuese tek laptopët, kompjuterët dhe telefonat e përdoruesve të internetit kur ata vizitojnë faqen facebook.com. /politiko/