• |
ide | kryesore

Sa myslimanë do të ketë Europa në vitin 2050

Arkiva, Planet
z_4480.jpg



Deri në vitin 2070 myslimanët në numër do t’i tejkalojnë edhe krishterët. Ky është parashikimi i një studimi i bërë nga Pew Research, ku parashikohet se popullsia myslimane do të rritet për 2.1 për qind në Amerikë.

Sipas të njëjtit studim, myslimanët në Europë deri në vitin 2050 do të dyfishohen dhe do të jenë 10 për qind më shumë se të krishterët.

Sipas raportit të Pew Reseach Center, myslimanët deri në vitin 2050 do të jenë grupi i dytë më i madh fetar në SHBA

Sipas këtij parashikimi, rritja e myslimanëve në Europë po ndodh për shkak të emigracionit dhe krijimi i familjeve të mëdha myslimane.

Deri në vitin 2050 në SHBA pritet të bie numri i të krishterëve nga 77 për qind sa është aktualisht në 66 për qind të popullsisë.

Sipas raportit, aktualisht në SHBA janë vetëm 2.1 për qind myslimanë derisa raporti parashikon se komuniteti mysliman do t’i tejkalojë hebrenjtë deri në vitin 2050.

Raporti parashikon se myslimanët dhe të krishterët deri në vitin 2050 do të përbëjnë afërsisht 30 për qind të popullsisë botërore. Kjo për shkak të rritjeve së pjellorisë në botën në zhvillim dhe rënien e krishterimit në perëndim, shkruan The Guardian.

Rritja e pjellorisë e shoqëruar me rënien e vdekshmërisë së foshnjave krishtere dhe myslimane në botën në zhvillim, studiuesit parashikojnë se katër në 10 te krishterëve do të jetojnë në vendet sub-Sahariane, ku gratë do të lindin dy herë më shumë fëmijë se në Amerikë dhe tre herë më shumë se në Evropë, transmeton Express.

Ulja e krishterimit në Amerikën Veriore lidhet me rritjen e ateistëve, agnostikëve dhe ata që nuk lidhen me ndonjë fe. Nga 17% do të rriten në 26% sipas Pew.

Edhe pse krishterët do të jenë ende blloku më i madh në Britaninë e Madhe në 2050, raporti parashikon se ata jo për shumë kohë  do të prezantojnë britanikët. Në Francë njerëzit pa fe do të jenë një shumicë e re më shumë se të krishterët.

Kurse ateistët, agnostikët do të jenë një shumicë në SHBA, Francë dhe Japoni.