• |
ide | kryesore

Thikë dhe telefon njëkohësisht

Arkiva, Planet
galaxy.jpg



Blade edge ka të gjitha veçoritë e Galaxy S6, duke përfshirë këtu sistemin Android, ndërfaqen e fundit TouchWiz UI dhe një kamerë që do t’i bëjë foto ushqimit që keni gatuar.
Kjo pajisje është krijuar me qeramikë dhe ka anësore shumë të mprehta, prandaj mund të përdoret si një thikë në kuzhinë. Ajo vjen me një dorezë që do të jetë prej druri, qeramike ose çelik i pandryshkshëm, sipas dëshirave të blerësit.
Falë teknologjisë Samsung Knox, Blade edge është një thikë e sigurt. Ajo ka një mekanizëm të zbulimit të gishtit që do të parandalojë prerjen e gishtave, ndërsa mbrojtësi antivirus ju njofton në rastet kur përbërësit e ushqimit kanë mikrobe të padëshirueshme.
Galaxy Blade edge është rezistente ndaj ujit dhe zjarrit. Samsung shpreson që Galaxy Blade edge të përdoret nga shefat e kuzhinës si mjeti më i mirë në kuzhinë. Falë kësaj pajisjeje të re, mund të përdorni telefonin inteligjent dhe thikën njëkohësisht. /poltiko/