• |
ide | kryesore

Ermal Mamaqi në gjendje të rëndë në spital: Se di a do eci prapë

Arkiva, Paparazzi
ermali1.jpg



Ermal Mamaqi ka postuar në profilin e tij disa foto që kanë shqetësuar mbarë publikun dhe fansat e tij. Në foto Ermali duket i shtruar në spital dhe nën kujdesin e mjekëve. Nëpërmjet një statusi ai u ka bërë me dije ndjekësve të tij se nuk i ndjen më këmbët por se mjekët i kanë dhënë shpresë se do ecë sërish. “Miq, faleminderit për mbështetjen. Tani jam më mirë. Këmbët për momentin nuk i ndjej por doktorët më kanë dhënë shpres se do eci përsëri. Më duhet të rri 1 muaj në regjim dhe besoj se 6Ditë pa Ermalin do të ndërpritet pas këtij aksidenti që me ndodhi. Unë dhe stafi u Digitalb urojmë mirëkuptimin tuaj. Ju përqafoj nga dhoma 23”, shkruan Ermali. Ndërkohë që komentuesit i kujtojnë Ermalit 1 Prillin. Thoni të jetë kaq i çmendur aktori sa ta ketë bërë gjithë këtë për ditën e gënjeshtrave?