• |
ide | kryesore

Femrat e “Fiks Fare” zhyten në hidromasazh

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Edhe pse ditët i kanë të ngarkuara duke i gjërmuar halleve të popullit, kur bëhet fjalë për fundjava, vajzat e Fiksit dinë si t'a heqin mëndjen nga lodhja e transmetimeve të përnatshme në TCH. Kur themi vajzat e Fiksit nuk kemi parasysh velinat, sepse në fakt vetëm ato mungojnë, por drejtueset e programit investigativ, të cilat me sa duket nuk ndahen nga njëra tjetra as në ditët e pushimit. Megjithatë, arsyeja që këtë herë ka bërë bashkë në të njëjtën vaskë, moderatoren Fiori Dardha, kryeredaktoren Denisa Haxhia, e gazetare të tjera të stafit, të cilat janë zhytur në hidromasazh, ka qenë ditëlindja e shefes. Ndryshe nga pozicioni në redaksi që i duhet t'i japë detyra e t'u qëndrojë te koka, këtë rradhë Denisa i ka mbledhur femrat e "Fiks Fare" rreth vetes, për t'i relaksuar. Natyrisht që tek kjo atmosferë ka gisht edhe Xhemi Shehu, që siç shkruan Fiori në IG, i ka vënë dispozicion qendrën e saj të SPA.