• |
ide | kryesore

Turqia bllokon rrjetet sociale: Janë kancer për qytetarët

Arkiva, Planet
turq-300x169.jpg



Pas shfaqjes së fotove të prokurorit me një pistoletë në kokë, Turqia ka vendosur bllokimin e përkohshëm të rrjeteve sociale më popullorë, Facebook, Twitter dhe YouTube. Vendimi është marrë sot nga një gjykatë turke, e cila i ka cilësuar këto rrjete sociale si “kancer” për qytetarët. Twitter u ndalua edhe para pak kohësh, në prag të zgjedhjeve të muajit mars të vitit të kalur. Sipas gazetës “Hurriyet”, zbatimi i këtij vendimi i është dërguar Telekomit të Turqisë, i cili ka të drejtën e bllokimit të këtyre rrjeteve sociale. /Lapsi.al/