• |
ide | kryesore

Adoleshentja tremb nënën: Më kanë rrëmbyer për 4 mijë stërlina

Arkiva, Stil
lily-sharp-638x425.jpg



Kur bëni shaka me njerëz të afërt me ju duhet të dini momentin kur të tërhiqeni aq më tepër nëse ata janë persona të ndjeshëm. Megjithatë Lily Sharp, një adoleshente angleze duket se nuk i mendoi të gjitha këto kur vendosi të trembte nënën e saj. Ajo bëri sikur e kishin rrëmbyer duke u “dhuruar” momente ankthi dhe dëshpërimi prindërve të saj.

Ajo nisi t’i dërgonte mesazhe mjaft të rënda nënës së saj në celular nga numri i saj. Në fillim ajo shkroi se një i panjohur kishte hyrë në shtëpi dhe po e kërcënonte. Më pas dërgoi mesazhin me fjalët: “Emri im është Victor dhe kam vajzën tënde. Duhet të më japësh 4 mijë sterlina që ta shohësh sërish.

Në këtë pikë nëna e saj u përfshi nga paniku. Menjëherë tha se do të lajmëronte policinë. Për fat, vajza vendosi t’i jepte fund lojës dhe i shkroi se “ishte një shaka dhe se ishte mirë”. Nëna nuk i besoi dhe i kërkoi t’i dërgonte një selfie. Në këtë mënyrë mori një foto ku vajza qeshte në divanin e saj. Më pas adoleshentja e ka shpërndarë bisedën e saj në internet ku është kthyer virale pasi menjëherë mori mijëra “like” dhe “share”. Megjithatë shumica nuk e kanë pëlqyer mënyrën se si ka trembur nënën e saj./lapsi.al/