• |
ide | kryesore

Flakka, droga e re që “çmend” amerikanët

Arkiva, Planet
flakka.jpg



Një drogë e re po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Quhet flakka. Përdorimi i saj po shtrihet nga Florida në Ohaio apo Teksas. Ajo mund të thithet si kokaina, të tymoset, të injektohet dhe të hahet. Mund të konsiderohet si një nga drogat më të rrezikshme. Javën e shkuar policia arrestoi një burrë duke vrapuar lakuriq në rrugët e Floridas. Ai tha se shihte njerëz që po e ndiqnin për ta vrarë. Më herët një tjetër përdorues i flakka -s u gjet i çarë, pasi ishte varur vetë në disa kangjella metalike. Lapsi.al