• |
ide | kryesore

“Jezusi ishte i martuar, madje kishte edhe një djalë”

Arkiva, Planet
jesus.jpg



Gjeologu izraelit Arye Shimron deklaron se Jezusi ka qenë i martuar dhe madje ka patur edhe një djalë. Daily Mail shkruan se gjeologu ka kryer më shumë se 150 testime në atë që ai e konsideron si varrezën familjare të Jezusit dhe ka arritur në këtë përfundim. Sipas tij, Jezusi nuk ka fluturuar në qiell, por u varros në një varr familjar së bashku me Marinë dhe vëllezërit e tij. Zbulimet që mund të përmbysin gjithë besimin që ekziston lidhur me largimin e Krishtit, u kryen në varrezën Talpiot e cila është zbuluar fillimisht në vitin 1980. Në këtë varrezë, Arye Shimron ka gjetur në varrin e përbashkët eshtra të vëllezërve të Jezusit, vetë atij, si dhe një arkivol misterioz me mbishkrimin “Juda, djali i Jezusit”./Lapsi.al/