• |
ide | kryesore

Vret veten “Mbreti i botoksit” (foto)

Arkiva, Stil
30BRANDT-master675.jpg



E kaloi jetën në kërkim të rinisë së përjetshme për veten dhe klientët e tij, por në fund vrau veten  pasi u bë objekt talljesh në një serial televiziv të famshëm në SHBA. Përfundoi kështu jeta dhe karriera e Fredric Brandt, magjistarit tw estetikës së divave. Dermatologu shumë i famshëm, i njohur ndryshe si “Baroni i Botoksit”, u shkatërrua nga vetë parodia e tij. Mjeku, i njohur për zhdukjen e rrudhave të Madonnës dhe top modeles Stephanie Seymour, ishte 65 vjeç. Kohët e fundit kishte rënë pre e talljeve nga aktorja komike Tina Fey në serialin televiziv “The unbreakable Kimmie Schmidt”. Brandt vuante nga një depresion i thellë.