• |
ide | kryesore

Vizita luksoze e çiftit Rama në Emirate/ Ja sa kushton çanta e zonjës së kryeministrit

Arkiva, Paparazzi
linda rama canta.jpg



“Sipas vendit edhe kuvendi”, – kjo fjalë e urtë popullore duket se po i përshtatet më së miri vizitës së këtyre ditëve të kryeministrit Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe. Së bashku me disa nga ministrat e kabinetit dhe me pjesëmarrjen e veçantë të zonjës së tij, Edi Rama ka udhëtuar me çarter dhe po shijon ditët e luksit që të ofron Dubai përrallor.

Por, nëse udhëtimi dhe akomodimi në hotel “Hyatt” (ku minimalisht një natë kushton 700 euro) janë paguar nga biznesmenët që e kanë ftuar kreun e qeverisë shqiptare, po për çantën e zonjës Linda kush ka sponsorizuar?

Themi sponsorizuar, pasi bëhet fjalë për një shpenzim marramendës që bashkëshortja e kryeministrit mban në krahë, në një nga fotot e vizitës. Çanta “Chanel” boy python, është e koleksionit të këtij viti, punuar me lëkurë gjarpri dhe kushton 9600$. Me sa duket, do të duhej kjo vizitë në një nga vendet më të pasura të botës, që familja Rama të tregonte se kur bëhet fjalë për luks, edhe Shqipëria nuk mbetet prapa!