• |
ide | kryesore

E rrallë/ Gjendet në Poloni një “lodër seksi” 250 vjeçare (foto)

Arkiva, Stil
n-SEX-TOY-large570.jpg



Jo vetëm statuja dhe vazo antike. Ndonjëherë arkeologëve u ndodh që të nxjerrin në dritë edhe objekte më interesante. Ka ndodhur në Poloni, kur po gërmohej në një tualet të shekullit të 18-të dhe është gjetur një lodër seksi rreth 250 vjeçare. “Është ruajtur në mënyrë mjaft të mirë” – ka shpjeguar zëdhënësi zyrtar i Mbrojtjes së Monumenteve të Danzias, vend ku u gjet ajo.

Është i gjatë 20 centimetra dhe i veshur me lëkurë. Fundi është i bërë me dru dhe kjo e ka bërë që të ruhet në mënyrë kaq të mirë. Ai thotë se është e sigurtë që ka qenë lyer edhe me ndonjë solucion në sipërfaqe. “Me siguri është sjellë në këtë vend dhe më pas është harruar. Ndoshta ajo tregon edhe diçka më shumë për vendin ku po gërmohet apo për njerëzit që kanë jetuar aty. Pak kohë më parë dolën në dritë disa shpata duke bërë që të mendohej se bëhej fjalë për një shollë skerme” – tha zëdhënësi.

Nuk është hera e parë që studiuesit gjejnë të tilla objekte. Për mijëra vjet objekte në forma të tilla janë përdorur për kënaqësi seksuale. Në të njëjtën kohë ishin edhe simbole të pjellorisë dhe që luftonin shpirtrat e këqij. Të bërë në gur, dru apo lëkurë janë gjetur në shumë gropa duke sjellë në dritë imazhe nga e kaluara./lapsi.al/