• |
ide | kryesore

Incident gjatë një selfie për presidentin francez

Arkiva, Pikante
5995757.jpg



Presidenti francez François Hollande nuk është politikan i atij rangu që i pëlqen të bëjë selfie me simpatizantët. U qëndron larg, pasi në këtë mënyrë arrin të kontrollojë imazhin. Sepse, që selfie –t të sjellin probleme, këtë ai e provoi më 15 prill gjatë një udhëtimi në Bernë të Zvicrës. Edhe pse hezitoi, ai më në fund pranoi të bëjë një selfie me një të ri. Por shikoni se çfarë bëri “simpatizanti”. I nxorri gishtin e mesit kreut të shtetit francez! Kjo foto është publikuar në mediat zvicerane e ato franceze, me një apel për të gjetur “provokatorin shakaxhi”. Lapsi.al