• |
ide | kryesore

Krizë në çift? Tradhtia më mirë se psikologu

Arkiva, Stil
martesa2.jpg



Përpara se të shkoni të shtriheni tek kolltuku i një terapisti, më mirë nisni një aferë. Kjo mund ta shpëtojë martesën tuaj. Kështu thonë të paktën shumica e të pyeturve në një sondazh të AshleyMadison. 11 362 persona morën pjesë në studim.

54% e meshkujve dhe 48% e grave, që po jetojnë një martesë të dytë, thonë se një aferë i ka ndihmuar që të çojnë përpara martesën.

Për më tepër, 76% e meshkujve dhe 84% e femrave thonë se ata kanë qenë besnikë në martesën e parë dhe pikërisht kjo besnikëri ka qenë arsyeja pse marrëdhënia dështoi.

Terapia në çift nuk u ka shërbyer, thonë të pyeturit.

72% e burrave dhe 81% e grave, që i janë nënshtruar terapisë, thonë se është tradhtia ajo që shpëton martesën dhe jo një terapi.

Megjithatë ky përfundim është i diskutueshëm.

AshleyMadison është shpesh nën akuzë pasi promovon tradhtinë dhe ndan çiftet./GazetaExpress/