• |
ide | kryesore

Rikthehen ekzekutimet me dhoma gazi në SHBA

Arkiva, Planet
dhomat.jpg



Rikthehen ekzekutimet në dhomat me gaz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Guvernatori i Oklahomas ka miratuar një ligj, që i lejon shtetit të kthejë dhomat e gazit për ekzekutim. Raportohet se për ndërtimin e një dhome gazi në burg, ku do të ekzekutohen të dënuarit me vdekje, pritet të shpenzohen rreth 400 mijë dollarë. Ky vendim shumë i kritikueshëm, sidomos nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vjen pasi disa disa ekzekutime të kohëve të fundit nuk kanë shkuar sic duhet. Pak më herët në një tjetër shtet në SHBA u miratua edhe ligji për skuadrat e pushkatimit të të dënuarve me vdekje./Lapsi.al/