• |
ide | kryesore

E rrallë/ “Humans of New York”, profil për shqiptarin që shtron rrugët (foto)

Arkiva, Planet
human.jpg



Nuk ka emër, ose më saktë nuk e dimë si quhet. Është një shqiptar që ai që është bërë pjesë e një prej portaleve më të famshëm në amerikë “Humans of New York” (Njerëz të New York). Në fillim janë fjalët e kolegut të tij që flet për shqiptarin punëtor.

“Kam jetuar me këtë njeri për më shumë se 16 vite dhe ai më ka mësuar shumë nga jeta. Ai erdhi në këtë vend nga Shqipëria, si një djalë i ri dhe nuk fliste fare në anglisht. Për 30 vjet ai punoi në dy punë që fëmijët e tij të merrnin edukimin shkollor më të mirë të mundshëm. Nuk ka asgjë që ai të mos e bëjë për familjen e tij. Përpara se ta takoja atë unë nuk e shtyja veten aq sa mundesha”- janë fjalët e kolegut të tij.

Vetë shqiptari që punon në rrugët e New York-ut thotë: “E dua punën me duar. Ju mund të ndieni se si bëhet një punë. Dhe në fund të ditës ju mund të shikoni atë që keni përfunduar. Mund të eci në këtë shesh në 30 vjet dhe e di i kam vënë unë këta gurë.”

“Humans of New York” nisi në nëntor të vitit 2010 nga fotografi Brandon Stanton. Mbi 6 mijë portrete ka mbledhur ai që nga ajo kohë në rrugët e New York. “Humans of New York” është një nga faqet që ka ndjekësit më të shumtë në rrjetet sociale. Ai numëron mbi 12.7 milion ndjekës në Facebook dhe mbi 2.8 milion ndjekës në Instagram vetëm që nga Prilli 2015. Çdo foto vjen edhe me një histori njerëzore. Tashmë aty ka edhe një histori shqiptare./lapsi.al/