• |
ide | kryesore

Banorët e Marinzës peticion Bankersit: Nëse nuk përmbushni këto kërkesa, na shpërngulni

I pakategorizuar
kgfdklfl.JPG



Një peticion i nënshkruar nga 750 banorë të Marinzës i është dërguar kompanisë “Bankers Petrolium”. Përmes këtij peticioni banorët kërkojnë dëmshpërblim në masën 100%, si dhe që kompania të marrë përsipër të gjitha tokat në rrezik. Po kështu ata kërkojnë shërbim shëndetësor falas, urbanizim të fshatit, punësim të të gjithë djemve, si dhe ndalje të shpërthimeve nëntokësore. Sipas banorëve, nëse këto kërkesa nuk plotësohen, ata do të kërkojnë shpërngulje nga fshati. Dy javë më parë në Marinzë shpërthyen dy puse. Shumë banorë u evakuuan pasi jeta e tyre ishte në rrezik. Ndotja e tokës dhe ujit është në shkallë të madhe./Lapsi.al/