• |
ide | kryesore

Varufakis citon Rusveltin i thotë ministrave europiane: E mirëpres urrejtjen tuaj

Arkiva, Planet
Yanis-Varoufakis-009-300x180.jpg



“Janë bashkuar në urrejtjen e tyre ndaj meje, të cilën unë e mirëpres”.

Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis ka shkruar këtë citim të presidentit amerikan Franklin D. Rusvelt në 1936 në Madison Square Garden të Nju Jorkut, në rrjetin social Twitter për të bërë një përshkrim të ndjenjave të tij gjatë këtyre ditëve.

“Një citim që e kam përzemër dhe që i përshtatet realiteti tim këto ditë”, shton ai.

Politikani karizmatik lëshon këtë shigjetë ndaj Eurogrupit, pasi ministrat e ekonomisë dhe financave fshikulluan kolegun e tyre grek këtë fundjavë në samitin e Rigës.

“Një humbës kohe, një kumarxhi dhe një amator”, janë fjalët me të cilat Varoufakis është cilësuar nga homologët e tij.

“Ka qenë një diskutim shumë kritik. Bëmë një marrëveshje dy muaj më parë dhe tani besonim se do të mund të merrnim një vendim. Por jemi shumë larg vendimit, ndaj dhe debati ka qenë shumë kritik”, ka deklaruar nga ana tjetër presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

“Greqia duhet të bëjë më shumë. Ekziston sensi i urgjencës, grekët e dinë që koha po mbaron, por prilli nuk ka mbaruar. Duhet një marrëveshje globale për listën e reformave para lëshimit të çdo kësti. Përgjegjësia është në duart e grekëve, në interesin e tyre. Në negociatat me ta ka ende shumë probleme të mëdha që duhen zgjidhur”, ka vijuar Dijsselbloem.

Po përse ky reagim i ministrave?

Sipas opinionistëve mesazhi qe i qartë: grekët patën një mundësi, nuk përfituan prej saj dhe tani ministrat e Eurogrupit janë të gjithë të bashkuar kundër.

Por larg nga të qenit i frikësuar ministri grek zgjodhi të citim për të bërë të qartë se nuk do të dorëzohet.

Rusvelt e shqiptoi më 31 tetor të 1936 tre ditë para zgjedhjeve presidenciale të atij viti, ku u rizgjodh për një mandat të dytë