• |
ide | kryesore

Fotot satelitore/ Ekzekutime me kundër-ajror në Korenë e Veriut

Arkiva, Planet
Satellite-Imagery-of-North-Korea.jpg



Nuk ka asnjë foto të vetme nga ekzekutimet në masë që Koreja e Veriut po bën kohët e fundit. Imazhe satelitore të analizuara me kujdes kanë zbuluar gjithsesi vendndodhjen e këtyre ekzekutimeve që sipas ekspertëve po kryhen me armë kundër-ajrore. Imazhet u përkasin ekzekutimeve të tetorit të kaluar. Sipas ekspertëve “armiqtë” e popullit janë vendosur në një luginë dhe më pas janë qëlluar me kundërajror që nga 100 jardë më larg. Qëllimi i këtij ekzekutimi është humbja e çdo gjurme nga të ekzekutuarit duke i bërë ata pluhur e hi me këto armë të rënda.