• |
ide | kryesore

Koicidenca/ Gruaja që lindi dy herë në të njëjtën ditë me Kate (foto)

Arkiva, Stil
mbretkryesore.jpg



Lajmit për lindjen e princeshës së re në familjen mbretërore në Britani të Madhe, i janë gëzuar të gjithë. Por, krahas kësaj është edhe një koincidencë e këndshme që i ka ndodhur një polakeje të quajtur Monika Tano. Gruaja që jeton në Birmingham është nënë e dy fëmijëve, porse asaj i ka ndodhur diçka shumë e veçantë. Ajo është shtrirë në spital dhe ka lindur vajzën, në të njëjtën kohë me dukeshën e Cambridge, Kate Middleton. Vajzës ia ka vënë Aurelia. Por, kjo nuk është e tëra. Më 22 korrik 2013, ajo e ka lindur vajzën tjetër (Liliana), në të njëjtën ditë kur kishte lindur edhe princi George. Monika është polake, porse është larguar nga vendi i saj para 12 vitesh dhe jeton në Angli. Ajo është e shkurorëzuar nga burri dhe jeton me fëmijët e saj. /Telegrafi/