• |
ide | kryesore

Zgjedhjet britanike/ Një votë për daljen nga BE-ja?

Arkiva, Planet
gb.jpg



Këtë të enjte më 7 maj në zgjerdhtet e Britanisë së madhe me sa duket u vendos jo vetëm për fatin e konservatorëve të David Cameron apo laburistëve të Ed Miliband, por njëkohësisht edhe për fatin e Europës. Kjo nuk është fantapolitikë. Kryeministri aktual e ka përsëritur disa herë me radhë gjatë fushatës elektorale se nëse fiton, ai do ta mbajë premtimin për organizimin e një referendumi për të qëndruar ose jo në BE. Dhe sondazhet tregojnë se ¾ e elektoratit e mbështesin këtë nismë, megjithëse ata nuk janë të përcaktuar se si do të votonin në këtë rast.
Natyrisht fushata elektorale e javëve të fundit është bazuar më shumë tek problemet ekonomike, por Lapsi.al po fokusohet tek ky aspekt që po shqetëson më shumë Europën që po i ndjek me ankth këto zgjedhje të ishullorëve.
Një “Brexit”, term i huazuar nga Greqia, është më pranë se kurrë. Në gjirin e partisë në pushtet, të cilët kanë një traditë të gjatë pro europiane, janë shtuar ndjeshëm zërat e eurofobëve. Të djathtët që ndodhen edhe nën presionin e partisë ekstremiste për pavarësinë e Britanisë (UKIP) të drejtuar nga Nigel Farge, po kërkojnë në këmbim nga Europa ndryshimin e akteve të saj themeluese, në favor të mbretërisë së bashkuar.
Nga ana tjetër laburistët e majtë të Ed Miliband e kanë quajtur si një katastrofë daljen e mundshme nga BE-ja. Miliband i cili ka patur shumë vështirësi për tu imponuar më në fund si lider, megjithëse është vënë disa herë në pozicion të vështirë gjatë fushatës, asnjëherë nuk e ka pranuar idenë e referendumit. Sipas laburistëve ai mund të rrezultonte shkatërimtar për Anglinë.
Megjithëse ishullorët nuk bëjnë pjesë as në zonën euro, as në marveshjen e Shengenit, ata do të humbnin shumë nga dalja nga BE-ja. Tregu i tyre do të zvogëlohej dhe fuqia negociuese në botë do të binte. Por sipas gazetës franceze Le Monde, që i kushtonte një editorial këtij rreziku edhe Europa nuk do të  humbte pak nga një largim i mundshëm i britanikëve (referendum i premtuar nga Cameron nëse fiton parashikohet në 2017-ën). “Pa Britaninë e Madhe Europa nuk do të qe më Europë. Fuqia e saj financiare, influenca e saj në skenën botërore do të binin ndjeshëm. Por edhe ekuilibret e saj të brendëshme do viheshin në pikpyetje: dominimi Gjerman do të forcohej në gjirin e BE-së dhe Franca do të humbiste një aleat të rëndësishëm diplomatik dhe ushtarak, largimi i të cilit do ta izolonte edhe më shumë. Prandaj duhen rinegociuar disa nga traktatet që Londra i kërkon Brukselit, në mënyrë që të bindet elektorati britanik, për të shmangur këtë skenar katastrofë” konkludon editoriali i Le Monde.
 (lapsi.al)