Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, paralajmëron se Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018” dhe se do të pranohet në UEFA e FIFA vitin tjetër. Mirëpo, kreu i futbollit kosovar uron se Kosova dhe Shqipëria të mos bien në një grup, shkruan Zëri. “Kosovës mund t’i rezervohet një vend për shortin e Kampionatit Botëror në Rusi, në vitin 2018. Uroj që mos të jemi në një grup me Kosovën”, deklaroi Duka. Do të ishte mjaft interesante nëse Kosovës dhe Shqipërisë u bie të luajnë në një grup. A do të shkaktonte kjo përballje përçarje në mes shqiptarësh, apo ndoshta do të ishte një përparësi për popullin tonë, pasi do t’i ‘ndihmonin’ njëra tjetrës këto dy skuadra!