• |
ide | kryesore

Fjalimi i fundit/Pse e kërkoj votën e britanikëve

Arkiva, Ide
DavidCameron.jpg



 Duke filluar nga e premtja, ju do të më keni mua ose Ed Milibandin kryeministër. Nga kjo zgjedhje do të ketë dy drejtime krejtësisht të ndryshme, për të ardhmen e Britanisë dhe familjes suaj.
Unë jam duke iu kërkuar një mandat tjetër 5-vjeçar, për të përfunduar punët që kemi filluar. Po kërkoj të më besoni edhe për 5 vite të tjera, për të siguruar ekonominë tonë, në mënyrë që të punësojmë sa më shumë njerëz, më shumë të rinj duke u trajnuar, në vend se të rrojnë me lëmoshën e shtetit, më shumë çifte në shtëpitë e tyre të reja, më shumë pensionistë që të ndjehen të siguritë dhe dinjitozë në pleqërinë e tyre .
Plani afatgjatë që ne kemi vënë në zbatim, ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës. Bota shikon nga ne e impresionuar me progresin që kemi bërë së bashku – nga një ekonomi që lëkundej në prag të vitit të kaluar, në rritjen më të madhe ekonomike në botën e zhvilluar. Dy milionë vende pune më shumë;një mijë njerëz që kanë gjetur një punë të re, çdo ditë që ne kemi në qeverisje.
Këto janë fakte të padiskutueshme. Jam duke thënë se gjithçka tani po shkon fjollë? Absolutisht jo. Ka ende shumë më shumë, që duhet të bëjmë. Unë jam i vendosur të vazhdoj detyrën, në mënyrë që mund të bën realitet uljen e taksave për 30 milionë njerëz të punësuar, duke vendor një tatim më të ulët mbi fitimin, duke financuar mbi 3 milionë kurse profesionale, ndërtuar 200 mijë shtëpi për të rinjtë e duke i dhënë më shumë para, mjekë dhe infermierë Sistemit Shëndetësor Kombëtar.
Kjo është arsyeja, përse unë kam qenë në çdo cep të vendit, për të pare sesi duhet të kryej sa më mirë detyrën për të shpëtuar vendin tonë.
Sepse alternativa e Britanisë mund të fillojë të premten, me Ed Milibandin në “Ten Downing Street”. Gjatë 5 viteve të fundit. jam përballur me të deri në ditën e fundit. Dhe ndërsa ekonomia jonë është rritur, dhe vendet e punës gjithashtu, ai nuk ka patur asgjë për të thënë. Kthesa jonë e shquar kombëtare, nuk i përshtatet fabulës së tij.
Ai mendonte se ekonomia jonë, do të shkonte drejt një recesioni të trefishtë, por rritja jonë ekonomike i ka tejkaluar pritshmëritë. Ai thoshte se ne do të humbisnim 1 milionë vende pune – ndërsa ne kemi krijuar 1 milionë të tilla. Ai ishte sërish gabim. Kur e dëgjoj të sulmojë këtë qeveri dhe atë që jemi duke bërë për të rregulluar rrëmujën që la pas Partia Laburiste, më sjell në mendje imazhin e një zjarrfikësi që po shuan një zjarr, dhe një tjetër koleg që qëndron pranë tij, duke kritikuar për punën që po bën.
Sepse fakti është se Laburistët, ndihmuan në rrëmimin e ekonomisë tonë dhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë përsëri. Planet e tyre nuk shkojnë përtej kësaj. Ata duan të marrin sërish hua, sa më shumë para që mund të përballojnë. Ata duan të rrisin taksat, dhe të arrijnë tek xhepat tuaj për të bërë këtë – ku nuk preken vetëm super të pasurit, por edhe ju që i keni fituar me vështirësi paratë e familjes suaj.
Dhe ata duan të grumbullojmë aq shumë borxhe, sa fëmijët dhe nipërit tanë s’mund të pretendojnë t’i paguajnë ndonjëherë. Dhe me Milibandin, që po përkrahet nga Partia Kombëtare Skoceze – në fakt diçka e pashmangshme, pavarësisht se çfarë thotë vetë Miliband- ne do të përjetonim një kaos të plotë dhe absolut në qeveri, me PKS që do të mbante kabinetin peng, çdo herë që do të ketë një votim në parlament – duke kërkuar më shumë huamarrje, dhe taksa më të larta për të paguar për më shumë mirëqenie.
Sot ka një zgjedhje të thjeshtë dhe të pashmangshme:nën drejtimin tim, me një qeveri të fortë e të qëndrueshme, ose me Ed Milibandin, kaos dhe i mbajtur peng nga PKS. Vota juaj, mund dhe do të bëjë diferencën në këto zgjedhje. Ndryshim është kaq pranë. Nuk ka vend për votim proteste, apo votimi për parti periferike – vetëm nëse ju jeni të lumtur ta çoni Ed Miliband “Ten Downing Street”.
Të gjitha shifrat e tregojnë këtë:vota për Partisë për një Britani të Pavarur, është një votë për Ed Miliband. Edhe një votë për Liberal Demokratët, është një votë për Ed Miliband. Një votim për cilindo, përveç konservatorëve, rrezikon Britaninë dhe rimëkëmbjen e saj ekonomike.
Pra, kur të jeni para kutisë së votimit, pyesni veten:kush do të udhëheqë vendin tone, në drejtimin e duhur në një periudhë afatgjatë:njerëzit që ndihmuan ndreqjen e ekonominë tonë, apo njerëzit që ndihmuan në rrënimin e saj?
E ardhmja e Britanisë, është tehun e thikës. Do të jetë një tragjedi, nëse e hedhim në erë të gjithë punën e vështirë të kryer 5 vitet e fundit. Së bashku, ne mund të vazhdojmë forcimin e ekonomisë tonë, duke krijuar më shumë vende pune, e duke investuar në shërbimin tonë shëndetësor, duke i dhënë më shumë shanse të rinjve.
E gjithë kjo është brenda botëkuptimit tonë. Ne jemi në prag të diçkaje, vërtetë të veçantë për vendin tonë. E ardhmja mund të jetë më e ndritur, por vetëm nëse ne i qëndrojmë kursit aktual, dhe vetëm nëse Britania voton konservatorët.

Bota.al