• |
ide | kryesore

Castro: Ky Papë më bëri ta mendoj rikthimin në kishë (Foto)

Arkiva, Planet
pope-cuba-castro.jpg



Raul Castro ka biseduar me Papa Françeskun dhe e ka falënderuar për ndihmën e tij në përmirësimin e relacionit në mes të Kubës dhe SHBA. Castro ka marrë përshtypje të mirë nga Papa, sa tha se do të mendoj rikthimin në kishë si katolik i devotshëm. Papa do të vizitoj Kubën në muajin shtator. “Kam lexuar të gjitha fjalimet e Papës, komentet e tij dhe nëse Papa vazhdon kështu, do t;u kthehem lutjeve dhe kishës. Kjo nuk është shaka" tha ai.