• |
ide | kryesore

Femrat që i çmendin meshkujt edhe pse janë 40-50 vjeç (foto)

Arkiva, Stil
HSHSHSHSHSHS.jpg



Këto femra të njohura dhe të bukura mund t'i kenë zili edhe vajzat e reja…

Sharon Stone (57)
Ajo është në prag të decenies së shtatë, ndërkaq i ka këmbët sikur të një njëzetvjeçareje. Edhe pse i ka tre fëmijë dhe është 57 vjeç, Sharon ka arritur të ruaj atë magjinë nga filmi ““Basic Instict” .

Monica Bellucci (50)
Kjo aktore do të jetë simbol i përjetshëm i bukurisë italiane. Kudo që shfaqet, shikimet e të gjithëve drejtohen nga ajo… Monica me kolegun Vinz Cassel ka dy fëmijë.

Cindy Crawford (49)
Cindy është femra e cila sot i le shumë meshkujt pa frymë. Ajo me meritë qëndron në listën e femrave të cilave vitet nuk i bëjnë asgjë. Ajo i ka dy fëmijë, është e martuar me Rande Gerberin.

Heidi Klum (41)
Kjo manekine edhe sot duket sikur sapo ka zbritur nga pista. Trupi i saj i përsosur gjithkah tërheq shikimet. I ka tre fëmijë dhe ka qenë e martuar me Ric Pipinon dhe me Sealin

Sofia Vergara (42)
Kjo aktore kolumbiane bën pjesë në mesin e femrave më të bukura natyrale në botë. Ka djalin Manolo nga martesa me ish-bashkëshortin Joe Gonzalez. Aktualisht është në lidhje me Joe Manganiello

Jennifer Lopez (45)
Jennifer Lopez sa më shumë që po kalon në moshë duket gjithnjë më e bukur dhe më joshëse. Lidhur me të tashmë disa vite shkruajnë të gjitha mediet botërore. I ka dy fëmijë…/Telegrafi/