• |
ide | kryesore

Prapaskena e vrasjes së Bin Laden dhe si gënjeu Obama të gjithë botën

Arkiva, Planet
1108201-bin-laden-1024x768.jpg



Kapja dhe vrasja e Osama bin Laden në maj të vitit 2011 ishte një butafori e madhe. Të paktën në mënyrën se si u prezantua nga Shtëpia e Bardhë. Janë fjalët e gazetarit amerikan Seymour Hersh, fitues i çmimit Pulitzer që citon “burime të rezervuara”.

Në një artikull të publikuar në “London Review of Books”, Hersh mbështet faktin se Obama dhe qeveria amerikane kanë gënjyer në mënyrën më të pafytyrë porsa i përket dinamikës së kapjes dhe vrasjes së liderit të Al Qaeda, i gjetur në një bazë në Abbottabbad, në Pakistan, tashmë 4 vjet më parë.

Sipas versionit zyrtar të SHBA-ve trupat speciale të ushtrisë amerikane e zbuluan bazën e fshehtë të Bin Laden duke ndjekur korrierët e tij. Në fakt sipas asaj që zbulon Hersh, SHBA e mësoi strofullin e sheikut arab nga një agjent i fshehtë pakistanez që i shiti informacionet që dinte për plot 25 milion dollarë dhe duke kërkuar mbrojtje nga SHBA.

Duke cituar fjalët e një ish-agjenti të shërbimeve pakistaneze tashmë në pension, Hersh thotë se autoritetet pakistaneze ishin të informuara që më herët për sulmin e amerikanëve dhe kishin dhënë garanci se do të qëndronin në neutralitet të plotë. Shkrimi sbulon se Bin Laden ishte marrë në mbrojtje nga Pakistani që në vitin 2006./lapsi.al/