• |
ide | kryesore

Rrëfimi i 83-vjeçarit që pozoi me Hitlerin: Ai ishte gangster

Arkiva, Planet
bartelslll.jpg



Ishte vetëm 4 vjeç, me flokë të verdha dhe sy të kaltër kur pamja e tij u bë pjesë e kartolinave dhe manifesteve në librat e të gjithë Gjermanisë naziste. Ajo pamje ishte e njohur nga të gjithë gjermanët pasi ato përpasa u bënë miti i racës së pastër ariane. Propaganda e bëri të voglin Gerhard Bartels të prezantohej si “bukuria perfekte e racës së pastër”. Ishte vetë Adolf Hitler që e takoi dhe e ktheu në një idhull.

Sot Gerhard Bartels është 83 vjeç dhe ka vendosur të tregojë për atë ditë të vitit 1936 kur vetë njohu Führer-in vetë dhe u përdor në funksion të fushatës së adoptimit të fëmijëve arianë.

Gerhard Bartels thotë se atë ditë e mban mend shumë mirë dge se i është ngulitur në memorie megjithëse ishte vetëm 4 vjeç. “Hitler ishte thjesht një gangster. Nazistët më përdorën për propagandën e tyre. U përdora për të treguar se Hitler i donte fëmijët” – tregon ai për “Daily Mail”.

“Të gjithë diktatorët sillen në të njëjtën mënyrë. Që nga Mussolini deri te Stalin. U zgjodha unë sepse për Hitlerin korrespondonte ekzaktësisht me imazhin e një fëmije të mirë arian. Xhaxhai im Isidor Weiss, e njihte Hitlerin kur ishte toger gjatë luftës së Parë Botërore. Atë ditë prondërit e mi më thanë të mos luaj me shokët dhe të mos bëja pis robat më të mira që kisha”.

Gerhard Bartels jeton në një nga hotelet e familjes së tij në Gjermaninë alpine. Ai thotë se Hitelr u mërzit që ai nuk nderoi me përshëndetjen naziste “Heil Mein Fuhrer”. “Megjithëse isha i vogël e kuptova që po më manipulonin për diçka që nuk më pëlqente”- e mbyll ai rrëfimin. /lapsi.al/