• |
ide | kryesore

Për të marrë provimin duhet të zhvishesh lakuriq

Arkiva, Stil
zhvishu.jpg



Mund të duket e çuditshme, por studentët që kanë dashur një notë të lartë në provimin final u është dashur të zhvishen lakuriq përballë gjithë klasës dhe sigurisht për ballë profesorit.

Dhe jo vetëm kaq. Duhet gjithashtu që të bësh edhe disa lëvizje seksuale. E gjitha kjo ka ndodhur në Universitetin e San Diegos në Kaliforni të SHBA-ve ku akademikët kanë propozuar projektin “The Erotic Self” që ka të përfshirë edhe kursin e “Body Art”.

Është e qartë që gjatë studimeve, nxënësit mësohen që ta trajtojnë trupin nudo si një vepër arti. Kritikat nuk kanë munguar. Disa nëna “të shqetësuara” kanë ngritur zërin pasi në fillim të sezonit nuk janë lajmëruar për këtë “spektakël të vogël që duhet të japin vajzat e tyre”. Njëra prej tyre ka bërë denoncim ndaj profesorit Ricardo Dominguez. “Është një kërkesë thelbësore për një performancë të artit të trupit” – është mbrojtur ai. “Nëse dikush është ndier keq nuk duhet ta kishte ndjekur këtë kurs. Në 11 vite që e bëj këtë punë nuk kam pasur ankesa”. /lapsi.al/