• |
ide | kryesore

Shërbimi sekret gjerman punoi për amerikanët

Arkiva, Planet
pergjime-480x326.jpg



Shtypi gjerman raporton se agjencia gjermane e inteligjencës, Bundesnachrichtendienst (BND), ka dërguar 1.3 miliard “objektive të dhënash” agjencisë amerikane të inteligjencës NSA-së në lidhje me telefonatat dhe mesazhe të shkurtra.

Sipas gazetës gjermane “Die Zeit”, NSA ka marrë të dhënat përmes Qendrës për përgjime të BND në qytetin gjerman Aibling Bad. NSA-së i janë dërguar “objektive të dhënash” të cilat përfshijnë mesazhe, postë elektronike dhe telefonata.

Këto të dhëna shërbejnë për analizë të rrjetit, dhe përbëhen nga të dhëna për thirrjet telefonike dhe kohëzgjatjen e tyre. Theksohet se BND ka ndihmuar NSA-në për të përgjuar disa kompani evropiane dhe politikanë evropianë. Mediat gjermane më herët këtë vit raportuan se posedojnë informacione, se gjatë përgjimit të zyrtarëve të lartë politikë, por edhe qytetarëve të thjeshtë të Bashkimit Evropian, kanë marrë pjesë edhe strukturat e tyre të inteligjencës./AA/