• |
ide | kryesore

I moshuari telefonon urgjencën: “Kam uri”, vazhdim i pabesueshëm

Arkiva, Planet
n-VECCHIO-large570.jpg



Ëngjëjt ekzistojnë. E di mirë këtë amerikani Clarence Blackmon, një 81 vjeçar i sëmurë me kancer që mori në telefon urgjencën në numrin 911 sepse ishte i uritur dhe nuk kishte mundësi të lëvizte. Britma e tij u dëgjua nga operatori që jo vetëm i dha ndihmë, por e bëri këtë personalisht.

Një histori nga ato që dëgjohen rrallë. Personi në fjalë kishte dalë nga spitali i Fayetteville, në Arkansas, ishte kthyer në shtëpi pa mbështetje, pa një person që të kujdesej dhe pa të holla. I uritur ai morri në telefon 911: “Kam nevojë që dikush të shkojë në një dyqan ushqimor dhe të më blejë diçka për të ngrënë. Kam uri dhe nuk kam asgjë për të ngrënë. Çfarëdo që mund të bësh më ndihmo! Nuk bëj dot asgjë. Nuk mund të shkoj askund sepse nuk mund të ngrihem nga karroca ime e mallkuar!”

Një orë e gjysmë më pas Marilyn Hinson, operatorja me të cilin ai kishte folur u paraqit te dera me çantat plot me ushqime si dhe i përgatiti panine me proshutë.  “Kishte uri. Nuk mund të duroja që të lija një person të pamundur kishte uri” – tha ajo. Vetë i moshuari tha se sjellja e vajzës ishte “e pabesueshme”.