• |
ide | kryesore

Kryqëzohet Vladimir Putin, çdo kalimtar mund të ngulë një gozhdë (foto)

Arkiva, Planet
1431884498-2.jpg



E quajnë një vepër arti. Është një karikaturë e Vladimir Putin e kryqëzuar në një nga rrugët e kryeqytetit të Letonisë, Riga. Mjafton të shohësh fotot dhe kupton që nuk ka të bëjë me artin sesa me dhunën. Kalimtarët ftohen të ngulin një gozhdë në statujë. Ajo është vënë përballë godinës që në kohën e Bashkimit Sovjetik mikpriste krerët e KGB-së. Vepra mbetet anonime dhe askush nga autoritetet nuk ka reaguar. “Është një veprim i keq, megjithatë ligji nuk me lejon ta heq” – thotë kryebashkiaku Nilo Ushanov, që bën pjesë e minorancës rusisht-folëse. /lapsi.al/