Ajo që ndodhi në fund të ndeshjes mes Spartak dhe Donji Srem në Serbi është e pazakontë në një fushë futbolli. Gjyqtari akordoi dy penallti kundër Donji Srem gjatë ndeshjes. Për këtë arsye në fund të saj portieri i kësaj skuadre ka bërë një gjest të paparë. Ai ka shkuar te gjyqtari i takimit dhe i ka kthyer prapanicën në shenjë talljeje për penalltitë e akorduara.