• |
ide | kryesore

Transformimi i Lindita Nikollës/ Nga operacionet apo nga palestra?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Ministrja e Arsimit dhe Sportit duket se ka dashur të zbulojë formulën që e ka sjellë në formë kohët e fundit. Ndryshimi në linja i Lindita Nikollës ishte vënë re, madje në rrethet e shtypit rozë përflitej se Nikolla i ishte nënshtruar ndërhyrjeve për heqjen e peshës së tepërt. Por, ky thashethem duket të ketë vënë në lëvizje vetë ministren, e cila, për të treguar se dobësimin e ka nga ushtrimi fizik dhe jo nga operacionet, ka pozuar me truporen e makinerisë së elektro stimulimit të muskujve. Kjo metodë e re e ushtrimit zëvendësues të palestrës është përhapur shumë kohët e fundit në Shqipëri. E po ashtu, të njohura janë edhe rastet kur personazhet kamuflohen pas kësaj shpikje, për të justifikuar rezultatin e ndërhyrjeve në sallat e operacionit.